http://www.evropaebzunsfpzrct37ntka2luzjtayw7j7notqzmh7aypwsm5lqpid.onion/a/draft-kriz%C3%AB-n%C3%AB-politik%C3%AB-siguri-e-energji/32201204.html
Kriza më e madhe u rishfaq në komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq ku grupe të serbëve atje vendosën barrikada në rrugë. Këtu risjellim disa prej ngjarjeve kryesore që shënuan vitin 2022. Vitin 2022 Kosova e nisi me paralajmërime për krizë energjetike. Meqë Kosova nuk arrinte ta plotësonte të gjithë kërkesën nga gjenerimi i brendshëm i energjisë elektrike, u obligua të importojë energji.