http://www.evropaebzunsfpzrct37ntka2luzjtayw7j7notqzmh7aypwsm5lqpid.onion/a/shteti-islamik-merr-pergjegjesine-per-sulmin-jashte-ambasades-ruse-ne-kabul/32019753.html
Katër afganë janë vrarë po ashtu në këtë sulm, dhe 10 të tjerë janë plagosur, ka thënë zëdhënësi i policisë në Kabul, Khalid Zadran. SHIKONI EDHE: Afganistani gjithnjë e më i rrezikuar nga IS-K Ministria e Jashtme ruse ka thënë përmes një deklarate se sulmi ka ndodhur në orët e paradites në Kabul, afër Ambasadës ruse. Në deklaratë nuk janë ofruar hollësi për viktimat, mirëpo mediat ruse kanë raportuar se një diplomat dhe një zyrtar i sigurisë janë plagosur.