http://www.evropaebzunsfpzrct37ntka2luzjtayw7j7notqzmh7aypwsm5lqpid.onion/a/kerkesat-e-reja-per-liberalizimin-e-vizave/32083598.html
Por, akoma ka vende, në krye të së cilave është Franca, të cilat duan që vendimin për liberalizimin e vizave, apo hyrjen e tij në fuqi, ta ndërlidhin edhe me disa çështje tjera. Ndër to janë vënia në funksion e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS, përshtatja e Kosovës me politikën e vizave të BE-së, rritja e kontrollit të kufijve dhe vazhdimi i riatdhesimit të atyre që duhet të lëshojnë territorin e BE-së.