http://www.zeriam74tajgak34i5ititx4zvgvm6t6lay3xnrm3d6hbv76ze6lo5qd.onion/a/7051330.html
“Pas një procesi gjithpërfshirës për liçensimin, FAA doli në përfundimin se SpaceX i përmbush të gjitha kërkesat për sigurinë, mjedisin, rregulloret, ngarkesën, integrimin hapësinor dhe përgjegjësitë financiare”, thuhet në një deklaratë të lëshuar të premten nga FAA, duke shtuar se liçensa është e vlefshme për pesë vjet. Lëshimi është planifikuar të bëhet të hënën më 17 prill, shkruan në rrjetin Twitter kompania SpaceX. Raketa do të lëshohet nga qendra hapësinore e kompanisë në Boca Chica...