http://www.evropaebzunsfpzrct37ntka2luzjtayw7j7notqzmh7aypwsm5lqpid.onion/a/disleksia-crregullimet-perceptimi-si-dembelizem-/32211016.html
Disleksia paraqet çrregullim gjatë të mësuarit të shkronjave dhe numrave, e cila karakterizohet me shfaqjen e vështirësive në lexim, pavarësisht faktit se këta persona kanë inteligjencë normale. Marija M., nënë e një fëmije dislektik, thotë për Radion Evropa e Lirë se për këtë problem ajo ka mësuar pas vështirësive që ka hasur vajza e saj gjatë procesit mësimor, përkatësisht në momentin që ka filluar t’i mësojë shkronjat.