http://www.evropaebzunsfpzrct37ntka2luzjtayw7j7notqzmh7aypwsm5lqpid.onion/a/punetoret-india-kosova-turqia-bullgaria-/32101460.html
Visar Idrizi, pronar i kësaj kompanie që ofron shërbime të shtypshkrimit për firma private, shtetërore dhe ndërkombëtare, thotë për Radion Evropa e Lirë se disa punëtorë i ka siguruar nga Bullgaria, Turqia dhe India. “Nuk është numër i madh i këtyre punëtorëve [të huaj] që kemi punësuar, pasi që kemi vështirësi t’i marrim vizat e punës për ta”, thotë Idrizi, duke mos dhënë numrin e saktë të tyre.