http://www.evropaebzunsfpzrct37ntka2luzjtayw7j7notqzmh7aypwsm5lqpid.onion/a/viktima-trafikimit-ditet-tmerrit-izolimit-pashrpeses/31385602.html
Më dukej sikur nuk po jetoja, por vetëm hija ishte aty”. Shpresa (emër i vendosur nga redaksia) ishte vetëm 17 vjeçare kur ra viktimë e trafikimit në Kosovë dhe kjo nga një person të cilin e konsideronte mik. Duke iu përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, ajo rrëfen së si në moshë të re ndjente mungesë afërsie dhe mbështetjeje nga familja, kurse çdo person jashtë atij ambienti, i dukej sikur po i ofronte atë mbështetje që në familjen e saj nuk e merrte.