http://www.evropaebzunsfpzrct37ntka2luzjtayw7j7notqzmh7aypwsm5lqpid.onion/a/ukraina-cliron-disa-fshatra-ne-rajonin-e-hersonit/32066064.html
“Flamuri ukrainas ka valuar sërish në fshatin Davidiv Brid”, ka thënë Ministria ukrainase e Mbrojtjes në rrjetet sociale. Banorët e fshatit kanë publikuar video, në të cilat shihen të pranishëm ushtarët ukrainas. Zëvendësministri i Brendshëm ukrainas, Yevhen Enin, ka thënë se në Herson janë çliruar 50 qyteza dhe rreth 3.500 qytetarë, mirëpo nuk ka treguar se në çfarë periudhe.